Flash

Arrestimi i Shia LaBeouf: Aktori mohon varësinë nga alkooli

Lapsi.al 2 March 2026
Arrestimi i Shia LaBeouf: Aktori mohon varësinë nga alkooli

Shia LaBeouf ka folur për herë të parë pas arrestimit të tij për dy akuza sulmi, duke dhënë versionin e tij të ngjarjeve.

Në një intervistë për Channel 5, të drejtuar nga Andrew Callaghan, LaBeouf shpjegoi se urdhri i gjykatës për tu rikthyer në rehabilitim nuk lidhet me varësinë nga alkooli, por me sfida të tjera personale.

“Duhet të merrem me këtë. A do të thotë kjo se duhet të shkoj sërish në rehabilitim? Thjesht nuk jam gati për këtë. Nuk mendoj se përgjigjet e mia janë aty. Nuk mendoj, sinqerisht nuk mendoj kështu. Nëse do ta besoja vërtet, do të shkoja. Nuk mendoj se kam problem me alkoolin,” tha ai.

LaBeouf shpjegoi se, sipas tij, problemi lidhet më shumë me menaxhimin e zemërimit dhe egos sesa me pirjen: “Mendoj se kam një problem tjetër dhe do të merrem me të. Besoj se lidhet më shumë me zemërimin dhe egon, por po përpiqem ta kuptoj,” shtoi aktori.

Ai gjithashtu dha versionin e incidentit që çoi në arrestim, duke thënë se përplasja ndodhi kur tre burra filluan t’i preknin këmbën, një situatë që sipas tij i kishte ndodhur edhe më parë.

Sipas Departamentit të Policisë së New Orleans, LaBeouf dyshohet se shkaktoi trazirë  në një biznes në Royal Street natën e arrestimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI