Flash

Shiste veshje kontrabandë, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Lapsi.al 28 February 2026
Shiste veshje kontrabandë, arrestohet 38-vjeçarja në

Një 38-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi administronte një dyqan ky tregtonte veshje me logo të markave të shtrenjta, të dyshuara si të falsifikuara, pa lëshuar fatura shitjeje

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasja me iniciale E.N., 38 vjeçe, banore e zonës së Babrrusë.

Policia bën me dije se ka sekuestruar nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa 1”.

Zbulohet një tjetër subjekt ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara, me logo false, dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Arrestohet administratorja e dyqanit.

Sekuestrohen nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru.

Në kuadër të operacionit u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru.

Gjatë kontrolleve në këtë subjekt, u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI