Flash

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin/ Mediat: Ajatollah Ali Khamenei mund të jetë vrarë

Lapsi.al 28 February 2026
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin/ Mediat: Ajatollah Ali Khamenei mund

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndërmorën këtë të shtunë një sulm ndaj Iranit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Katz paralajmëroi një kundërpërgjigje të mundshme të Iranit me dronë dhe raketa balistike. Disa media izraelite raportuan se lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, mund të jetë vrarë. Megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas raportimeve, objektivat e goditura përfshinin institucione kyçe në Teheran, si parlamentin, presidencën, Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Inteligjencës dhe Organizatën e Energjisë Atomike. Media amerikane Fox News raportoi gjithashtu për sulme kibernetike ndaj mediave iraniane, përfshirë agjencinë shtetërore IRNA.

Si kundërpërgjigje, Irani ka nisur sulme raketore ndaj objektivave në Jordani, Bahrein dhe Katar.  Shpërthime të forta u dëgjuan edhe në Doha, pak minuta pasi Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se raketat iraniane ishin interceptuar. Objektiva amerikane u goditën edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas The New York Times, operacioni kundër Iranit pritet të jetë më i gjerë se sulmet ajrore të qershorit ndaj impianteve bërthamore. Presidenti Donald Trump konfirmoi nisjen e fushatës ushtarake. Ai deklaroi se Irani nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore dhe se përpjekjet për marrëveshje kishin dështuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI