Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Netanyahu: Regjimi i Iranit nuk duhet të ketë armë bërthamore

Lapsi.al 28 February 2026
Netanyahu: Regjimi i Iranit nuk duhet të ketë armë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri thirrje për ndryshim të regjimi në Teheran në deklaratën e tij të parë lidhur me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Netanyahu iu drejtua të gjithë popullit iranian duke i nxitur të “heqin zgjedhjen e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe të paqësor.” Ai tha se “veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli trim iranian të marrë fatin e tij në duart e veta.”

Gjatë luftës 12-ditore me Iranin në qershor, Netanyahu gjithashtu kishte bërë thirrje për popullin iranian që të ngrihej kundër regjimit.

Në fillim të deklaratës së tij, Netanyahu falrnderoi presidentin Donald Trump për udhëheqjen e tij historike.

“Falënderoj mikun tonë të madh, presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike. Për 47 vjet, regjimi i Ayatollahut ka thirrur ‘Vdekje Izraelit’, ‘Vdekje Amerikës’. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjimi terrorist vrasës nuk duhet lejuar të pajiset me armë bërthamore që do t’i mundësonin të kërcënojë të gjithë njerëzimin,” tha Netanyahu.

“Vëllezërit dhe motrat e mia, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran. Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump, për lidershipin e tij historik. Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka bërtitur ‘Vdekje Izraelit’, ‘Vdekje Amerikës’.

Ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjim terrorist vrasës nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore që do t’i lejonin të kërcënonte të gjithë njerëzimin. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e veta.”

Ka ardhur koha që të gjitha segmentet e popullit iranian – persianët, kurdët, azerët, balukët dhe ahvazët – të hedhin poshtë zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor.

Ju bëj thirrje juve, qytetarëve të Izraelit, të dëgjoni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Në ditët në vijim, në Operacionin ‘Vrumbullima e Luanit’, të gjithëve do t’u kërkohet të kemi durim dhe guxim.

Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit”, deklaroi ai.

Të këshilluara

Izraeli dhe SHBA sulmojnë Iranin

Izraeli ka nisur atë që e ka cilësuar si një “sulm parandalues” ndaj Iranit. Në një deklaratë të bërë mëngjesin e sotëm, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israe...

08:45

Bota në prag të një tjetër lufte

Disa shpërthime kanë goditur Kabulin disa orë pasi Afganistani dhe Pakistani këmbyen sulme në rajonin kufitar. Dhuna shpërtheu pas disa ditësh tensione të larta...

20:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI