Flash

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

Lapsi.al 28 February 2026
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, policia përgjigjet

Ish-vila e Enver Hoxhës u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme. protestues të Partisë Demokratike hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës. forcat e rendit ndërhynë me ujë dhe spërkatës me piper për të shpërndarë turmën.

Ngjarja ndodhi pasi protesta kishte kaluar disa pika në kryeqytet. Pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht para selisë së PD-së. Së bashku me kryedemokratin Sali Berishën dhe deputetë të opozitës, marshuan drejt kryeministrisë. Më pas, protesta u zhvendos drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku efektivët krijuan një kordon për të ndaluar tubuesit. Gjatë përplasjeve pati tentativa për të çarë rrethimin, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas marshimit në disa zona të Tiranës dhe bllokimit të rrugëve, protesta u drejtua drejt zonës së ish-Bllokut. Aty, vila e ish-diktatorit u kthye në simbolikën e radhës të përplasjes politike, në një kohë kur Berisha e ka krahasuar shpesh kryeministrin Edi Rama me një diktator dhe mazhorancën me një regjim. Situata mbeti e tensionuar për disa minuta, deri në ndërhyrjen e plotë të forcave të rendit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI