Flash

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Lapsi.al 28 February 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3

Tre persona janë arrestuar në Tiranë në operacionin “Harta”. Aksioni u zhvillua nga Komisariati Nr. 6, në bashkëpunim me Nr. 7. Në pranga ranë D.Ç., 31 vjeç, B.S., 56 vjeç dhe E.Gj., 33 vjeç. Të tre janë banues në Elbasan. Sipas policisë, ata vepronin si grup i organizuar. Dyshohen për 7 vjedhje në banesa dhe biznese. Kanë tentuar edhe 5 vjedhje të tjera. Rastet janë regjistruar në dhjetor 2025 dhe shkurt 2026.

Policia sekuestroi automjetin që përdornin dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve. Hetimet vijojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI