Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Tramvaji del nga shinat në Milano, një viktimë dhe disa të plagosur

Lapsi.al 27 February 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano, një viktimë dhe disa të

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Milano. Bëhet me dije se një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një ndërtesë dhe si pasojë, një person ka humbur jetën ndërsa 25 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se viktimë ka mbetur një burrë, i cili është përplasur nga tramvaji. Sipas raportimeve fillestare, tramvaji doli nga shinat, duke u përplasur në një ndërtesë dhe duke goditur disa persona.

Konkretisht, aksidenti ka ndodhur pak pas orës 16:00 në Viale Vittorio Veneto. Një nga pasagjerët ka rrëfyer se fillimisht ka menduar se gjithçka po ndodhte si pasojë e një tërmeti.

“Mendova se ishte tërmet. Isha ulur dhe rashë në dysheme, së bashku me pasagjerët e tjerë. Ishte e tmerrshme. Për fat të mirë, godita vetëm gjurin, por burri pranë meje po i rridhte gjak nga koka. Më duhej pak kohë të ngrihesha dhe të zbrisja”, tha për ANSA-n një nga pasagjerët./

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI