Flash

Stakim masiv i energjisë elektrike në Elbasan, Gramsh e Librazhd

Lapsi.al 27 February 2026
Stakim masiv i energjisë elektrike në Elbasan, Gramsh e Librazhd

Banorët dhe bizneset në e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike gjatë në fillim të muajit të ardhshëm gjatë periudhës 2–5 mars 2026, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të stakimit si masë sigurie të Linjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra energjie në disa zona.Në Elbasan do të ketë vetëm ndërprerje 5-minutëshe më 2–4 mars.

Ndërsa nga data 2 deri më 4 mars 2026, në intervalin orar 08:00–17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit Elbasan.

Si pasojë, për një hark kohor prej rreth 5 minutash (kohë e domosdoshme për kryerjen e manovrimeve), do të mbeten pa energji elektrike këto zona në bashkinë e Elbasanit:

• Ital Druri

• Lagjja “Skënderbej”

• Fabrika e Tullës

• Pompat Hajdaran

• Shushicë

• Fushë Bull

• Tahiraj

• Shirgjan

• Reparti Mjekës

• Fshatrat Mjekës

• Kryezjarr

Në qytetin e Gramshit do të ketë ndërprerje më 2 dhe 5 mars, ora 06:00–06:05.Në datën 2 mars dhe 5 mars 2026, nga ora 06:00 deri në 06:05, do të stakohet Linja 35kV L30–78 Mjekës – Banjë për kryerjen e manovrimeve të nevojshme në rrjet.Për 5 minuta do të mbeten pa energji:

• Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë

• Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft

• HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha

• Subjekti AL Mex Wood

Gjithashtu, ndërprerja do të prekë një numër të madh lagjesh dhe fshatrash në rrethin e Gramshit, përfshirë: Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.

Në qytetin e Librazhdit do të ketë ndërprerje gjatë ditës më 2–4 mars.

Po ashtu, në datat 2–4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit.

Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin e Librazhdit:

• Shirgjan

• Reparti Mjekës

• Fshatrat Mjekës

• Kryezjarr

Autoritetet energjetike sqarojnë se ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe të kontrolluara, të nevojshme për garantimin e sigurisë së rrjetit dhe realizimin e manovrimeve teknike. Konsumatorëve u rekomandohet të marrin masat e nevojshme për të shmangur dëmtimin e pajisjeve elektrike gjatë intervaleve të stakimit.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë muzeu në Sarandë

Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim të Muzeut Nënujor, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth zonës. Sipas ...

15:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI