Flash

Pink reagon ndaj thashethemeve për ndarje me Carey Hart

Lapsi.al 27 February 2026
Pink reagon ndaj thashethemeve për ndarje me Carey Hart

Këngëtarja e njohur Pink dhe bashkëshorti i saj, ish-piloti i motocross-it Carey Hart, nuk e festuan publikisht 20-vjetorin e martesës së tyre, duke nxitur spekulime për një krizë në çift.

Dyshja, e cila u martua më 7 janar 2006, vitin e kaluar ndau mesazhe të ndjera në Instagram për 19-vjetorin.

Por këtë vit, mungesa e një dedikimi publik bëri që të qarkullojnë thashetheme për një ndarje të mundshme.

Të enjten, një burim deklaroi për People se çifti ishte ndarë, por Pink reagoi menjëherë përmes një videoje në Instagram, duke i quajtur lajmet “fake news”.

“Sapo u njoftova që jam e ndarë nga burri im. Nuk e dija. Faleminderit që ma thatë. A doni t’ua tregoni edhe fëmijëve tanë? 14-vjeçares dhe 9-vjeçarit, që gjithashtu nuk janë në dijeni?”, u shpreh ajo me ironi.

Pink dhe Carey Hart u njohën në vitin 2001 në X Games në Filadelfia. Ajo i propozoi atij në vitin 2005 gjatë një gare në Kaliforni.

Çifti u nda në vitin 2008, periudhë që frymëzoi disa nga hitet më të mëdha të këngëtares, përfshirë “So What” dhe “Please Don’t Leave Me”. Ata u ribashkuan në vitin 2010 pas terapisë në çift.

Në vitin 2024, në 18-vjetorin e martesës, Pink pranoi se kishin kaluar sërish një krizë të fortë. “Dashuria është të rikthehesh vazhdimisht në tryezë. Pothuajse nuk arritëm deri këtu – në fakt, disa herë,” shkroi ajo, duke e përshkruar martesën si “shumë të vështirë”, por të mbushur me besnikëri, falje dhe qëndrueshmëri.

Çifti kanë dy fëmijë, vajzën Willow Sage dhe djalin Jameson Moon.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Robert Carradine

Aktori Robert Carradine, i njohur për rolet në Revenge of the Nerds dhe serialin Lizzie McGuire, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Sipas familjes, ai i ...

19:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI