Flash

Pas vdekjes së Eric Dane, reagon i prekur Patrick Dempsey

Lapsi.al 27 February 2026
Pas vdekjes së Eric Dane, reagon i prekur Patrick Dempsey

Aktori Patrick Dempsey ka folur së fundmi për humbjen e mikut dhe ish-bashkëpunëtorit të tij në serialin Grey’s Anatomy, Eric Dane.

Në një intervistë për News Talk FM, 60-vjeçari Dempsey u shpreh se periudha e pikëllimit që ka kaluar ka qenë “shumë e vështirë”, duke rënë dakord me intervistuesin se humbja e një personi të afërt është një përvojë “e tmerrshme, e zbrazët dhe që ndryshon jetën”.

Dempsey kujtoi se ka humbur prej kohe edhe prindërit e tij – babai, William, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, dhe më vonë në vitin 2014, e ëma Amanda nga kanceri i vezoreve – por vdekja e Dane, më 19 shkurt në moshën 53-vjeçare, e ka prekur thellë.

“Eric ishte shumë i dashur, dhe mendoj se do të ishte vërtet i lumtur të dinte – dhe shumë njerëz i shkruan para se të ndahej  nga jeta – se sa i dashur ishte dhe sa shumë na mungon,” tha Dempsey.

Dane u bë i njohur si Dr. Mark Sloan – i njohur si “McSteamy” – në serialin Grey’s Anatomy, ndërsa Dempsey portretizoi Dr. Derek Shepherd, ose “McDreamy”. Së bashku, personazhet e tyre zhvilluan një miqësi të fortë, edhe pse fillimisht kishin konflikte në ekran.

Raportohet se miqësia mes Dempsey dhe Dane zgjati më shumë se 20 vjet në jetë reale, edhe pas perfundimit të serialit.

Në një paraqitje të mëparshme në “The Chris Evans Breakfast Show”, Dempsey tha se ishte shumë i tronditur kur mori lajmin për sëmundjen e Dane dhe shprehu mbështetjen e tij për vajzat e aktorit, Billie (15) dhe Georgia (14), të cilat Dane i pati me aktoren Rebecca Gayheart.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI