Flash

Pas polemikave, Kanye West përballet me një tjetër sfidë ligjore

Lapsi.al 27 February 2026
Pas polemikave, Kanye West përballet me një tjetër sfidë

Reperi Ye, i njohur më parë si Kanye West, po përballet me zhvillime të reja ligjore, ndërsa kërkon të ndalojë një padi për ngacmim në vendin e punës të ngritur nga një ish-punonjëse e kompanisë së tij Yeezy.

Në janar, Ye publikoi një kërkim-falje në një faqe të plotë në gazetën The Wall Street Journal, ku tërhoqi disa nga deklaratat e tij antisemitike dhe pretendoi se shpërthimet e urrejtjes lidhen me një dëmtim të trurit nga një aksident automobilistik mbi 20 vite më parë, si dhe me çrregullimin bipolar, i diagnostikuar sipas tij në vitin 2023. “Unë nuk jam nazist apo antisemit. I dua njerëzit hebrenj… Jam thellësisht i penduar,” shkroi ai në atë kohë.

Megjithatë, sipas një dosjeje të re të paraqitur në Gjykatën e Apelit në Kaliforni, avokatët e tij argumentojnë se deklaratat e bëra në ambientin e punës ishin pjesë e procesit të tij krijues dhe për këtë arsye mbrohen si shprehje artistike nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane.

Padia është ngritur nga një ish-punonjëse e marketingut në Yeezy, e cila pretendon se gjatë promovimit të albumit Vultures 1 në vitin 2024, Ye e krahasoi veten me Hitlerin, i dërgoi materiale pornografike dhe e ofendoi me mesazhe. Avokati i paditëses ka deklaruar se artisti zhvilloi një “fushatë të qëllimshme antisemitizmi dhe mizogjinie” ndaj klientes së tij.

Gjykata e shkallës së parë e kritikoi fort argumentimin e ekipit ligjor të Ye, duke e cilësuar si të mbushur me mangësi dhe interpretime të gabuara ligjore. Ai u urdhërua gjithashtu të paguajë rreth 79 mijë dollarë për tarifat ligjore të paditëses. Tani, Gjykata e Apelit në Los Anxhelos do të vendosë nëse çështja do të vijojë në fazën e mbledhjes së provave.

Paralelisht, Ye ndodhet në gjyq edhe për një pronë në Kaliforni që e bleu për 57.3 milionë dollarë në vitin 2021, e cila më pas u shkatërrua. Në këtë çështje pritet të dëshmojnë si ai, ashtu edhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI