Flash

Vendimi pro apo kundër arrestimit/ Belinda Balluku nuk shkon në mbledhjen e PS

Lapsi.al 26 February 2026
Vendimi pro apo kundër arrestimit/ Belinda Balluku nuk shkon në

Belinda Balluku nuk po merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të vendoset nëse do t'i jepet autorizim SPAK për ta arrestuar apo jo. Mbledhja ka nisur me një fjalim të kryeministrit Edi Rama që është ankuar për arrestimet masive të prokurorëve, kontrollet për natën e vitit të ri dhe për vendimin e gjykatësve për ta pezulluar nga detyra Ballukun. Retorika e Ramës përkundrejt gjyqësorit është përmbysur krejtësisht nga ajo e disa muajve më parë, kur ia bëri të qartë socialistëve se nuk do të ketë kritika dhe sulme ndaj drejtësisë, edhe sikur ndonjëri prej deputetëve të trajtohej si kavie.

Që pas marrjes të pandehur, Belinda Balluku ka folur vetëm një herë në parlament duke mos dhënë një alibi për akuzën që SPAK ka ngritur për shkelje të barazisë në tendera. Në raportimin e fundit në Këshillin e Mandateve, prokurorët e SPAK thanë se Balluku rrezikon 35 vjet burg në total, nëse provohen të gjitha akuzat ndaj saj.

https://www.youtube.com/watch?v=Oe8yU2_Rams

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI