Flash

U arrestua në Dubai, ekstradohet drejt Shqipërisë i shumëkërkuari Durim Bami

Lapsi.al 26 February 2026
U arrestua në Dubai, ekstradohet drejt Shqipërisë i

Durim Bami është ekstraduar nga Dubai dhe sot pasdite pritet të mbërrijë në vendin tonë. Bami është nisur nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa më pas do të niset drejt Shqipërisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar Bamit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Pas arrestimit në Dubai, Durim Bami ka bërë kërkesë autoriteteve të mos ekstradohet në Shqipëri, me arsyen se i rrezikohet jeta. Bami ka pretenduar se në Shqipëri janë rreth 16 banda që tentojnë ta eliminojnë fizikisht dhe nëse sillet në Shqipëri rrezikon të ekzekutohet. Ai është një nga personazhet që del edhe në komunikimet “Sky ECC”, ku shkruhet mbi aleancat që ai ka krijuar apo përplasjet që kanë pasuar mes grupeve kriminale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI