Flash

U akuzua për sulm seksual, Russell Brand deklarohet i pafajshëm

Lapsi.al 26 February 2026
U akuzua për sulm seksual, Russell Brand deklarohet i pafajshëm

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është deklaruar i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe sulm seksual.

50-vjeçari u paraqit të martën në Gjykatën e Kurorës në Southwark, në Londër, për të dhënë deklarimin e tij lidhur me dy incidente të pretenduara që përfshijnë dy gra të ndryshme në vitin 2009.

Në maj të vitit të kaluar, Brand ishte deklaruar gjithashtu i pafajshëm për pesë akuza të tjera, që lidhen me ngjarje të pretenduara mes viteve 1999 dhe 2005, përfshirë përdhunim, sulm të pahijshëm dhe sulm seksual në zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas raportimeve të BBC, një seancë do të zhvillohet në mars për të vendosur nëse akuzat e reja do t’i bashkohen çështjes ekzistuese. Data e gjyqit është caktuar për 3 qershor.

Në total, Brand përballet me akuza penale nga gjashtë gra për krime seksuale që dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2006 dhe 2013, periudhë kur ai ishte në kulmin e famës së tij, duke punuar në programe televizive si Big Brother’s Big Mouth.

Brand i ka mohuar  të gjitha akuzat. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai u shpreh: “Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në aktivitete pa pëlqim. Lutem që ta shihni këtë duke më parë në sy.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Robert Carradine

Aktori Robert Carradine, i njohur për rolet në Revenge of the Nerds dhe serialin Lizzie McGuire, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Sipas familjes, ai i ...

19:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI