Flash

Rama shkarkon Ballukun, bie gjysma e qeverisë

Lapsi.al 26 February 2026
Rama shkarkon Ballukun, bie gjysma e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Pas kërkesave të SPAK, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, presionit ndërkombëtar dhe atij politik në vend, Rama vendosi të largojë Ballukun nga postet qeveritare.

Vendin e saj si zv.kryeministre do e mbajë Albana Koçiu. Bie në sy edhe largimi nga qeveria i Elisa Spiropalit si Ministër i Jashtëm. Po ashtu edhe largimi i Pirro Vengut nga Ministria e Mbrojtjes.

Por ndërkohë në kabinet gradohen dy të betuar të tjerë të Belinda Ballukut, Enea Karakaci dhe Ermal Nufi.

Ky i fundit ka qenë shef kabineti i Ballukut ndërsa Karakaci një vartës i saj në krye të OSHEE.

Anonim dhe pa ndonjë profil publik të ngritur, është Erjona Ismaili, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në qeveri vijojnë të mbeten "ushtarë" të tjerë të Belinda Ballukut si Mirela Kumbaro, Petrit Malaj e Sofjan Jaupaj. Besfort Lamallari është rikthyer në Ministrinë e Brendshme aty ku ka shërbyer prej 8 vitesh si zëvendësministër.

Të gjitha lëvizjet më poshtë:

Besfort Lamallari- Ministër i Brendshëm.

Toni Gogu- Ministrisë së Drejtësisë.

Ferit Hoxha- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Enea Karakaçi- Ministër i Infrastrukturës

Ermal Nufi- Ministër i Mbrojtjes

Erjona Ismaili- Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Albana Koçiu- Zëvendëskryeministër

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI