Flash

Detaje të reja nga prishja e raportit Cardi B dhe Stefon Diggs

Lapsi.al 26 February 2026
Detaje të reja nga prishja e raportit Cardi B dhe Stefon Diggs

Cardi B i ka dhënë fund lidhjes me Stefon Diggs pasi “nuk mund t’i besonte më”, raportojnë burime për People.

Sipas burimit, marrëdhënia e tyre ishte bërë “shumë e nxehtë dhe e komplikuar”, ndërsa reperja vendosi të tërhiqej sapo ndjeu mungesë besimi.

“Cardi është shumë e prerë në vendimet e saj. Në momentin që ndjeu se nuk mund t’i besonte, ajo u fokusua te fëmijët, muzika dhe turneu i saj,” tha burimi.

Artistja 33-vjeçare, e njohur për hitin “WAP”, është nënë e katër fëmijëve: Kulture (7), Wave (4) dhe Blossom (1) me bashkëshortin e ndarë Offset, si dhe një djalë 3-muajsh me Diggs, i lindur në nëntor 2025.

Burime pranë saj thonë se Cardi “ka nevojë për stabilitet dhe dëshiron të njëjtën gjë për fëmijët e saj”.

Megjithatë, dera nuk duket plotësisht e mbyllur për një ribashkim të mundshëm. “Ata bashkëprindërojnë dhe mund të rikthehen në të ardhmen,” shtoi burimi.

Çifti raportohet se u nda vetëm pak ditë para se Diggs dhe skuadra e tij, New England Patriots, të përballeshin me Seattle Seahawks në Super Bowl 2026 më 8 shkurt.

Një tjetër burim për Us Weekly pretendoi se sportisti “e kishte tradhtuar disa herë” këngëtaren dhe se miqtë e saj e kishin paralajmëruar se ai “nuk ishte i duhuri për të”.

Pas ndeshjes, fansat vunë re se dyshja kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, duke shtuar më tej zërat për ndarje.

Edhe pse Diggs nuk ka reaguar publikisht, Cardi konfirmoi se është beqare gjatë një ndalese të turneut të saj “Little Miss Drama” në Los Angeles.

Kujtojmë se dyshja nisën të përfliteshin si çift në shkurt të vitit të kaluar, kur u panë bashkë në Miami për Shën Valentin, ndërsa në qershor e bënë lidhjen zyrtare në Instagram.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Robert Carradine

Aktori Robert Carradine, i njohur për rolet në Revenge of the Nerds dhe serialin Lizzie McGuire, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Sipas familjes, ai i ...

19:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI