Flash

Zbulohen të nominuarit për Rock & Roll Hall of Fame 2026

Lapsi.al 25 February 2026
Zbulohen të nominuarit për Rock & Roll Hall of Fame 2026

Fondacioni i Rock & Roll Hall of Fame Foundation ka zbuluar listën me 17 artistët që do të garojnë për t’u përfshirë në klasën e vitit 2026 të Rock & Roll Hall of Fame.

Lista e këtij viti përfshin emra të mëdhenj të industrisë muzikore si The Black Crowes, Jeff Buckley, Mariah Carey, Phil Collins, Melissa Etheridge, Lauryn Hill, Billy Idol, INXS dhe Iron Maiden.

Po ashtu në listë janë edhe Joy Division/New Order, New Edition, Oasis, Pink, Sade, Shakira, Luther Vandross dhe Wu-Tang Clan.

Dhjetë prej artistëve janë për herë të parë në fletën e votimit, përfshirë Jeff Buckley, Phil Collins, Melissa Etheridge, Lauryn Hill, INXS, New Edition, Pink, Shakira, Luther Vandross dhe Wu-Tang Clan.

Sipas rregullave, artistët dhe grupet bëhen të kualifikueshëm për nominim 25 vite pas publikimit të regjistrimit të tyre të parë komercial.

Fletët e votimit do t’u shpërndahen më shumë se 1,200 artistëve, historianëve dhe profesionistëve të industrisë muzikore, të cilët do të vlerësojnë kandidatët bazuar në ndikimin e tyre në kulturën muzikore, influencën ndaj artistëve të tjerë dhe jetëgjatësinë e karrierës.

Të përzgjedhurit përfundimtarë do të shpallen në prill, ndërsa ceremonia e inaugurimit për klasën e vitit 2026 do të mbahet në vjeshtë (data e saktë do të njoftohet më vonë).

Krahas kategorisë kryesore, do të ndahen edhe çmimet: Musical Influence Award, Musical Excellence Award dhe Ahmet Ertegun Non Performer Award.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Robert Carradine

Aktori Robert Carradine, i njohur për rolet në Revenge of the Nerds dhe serialin Lizzie McGuire, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Sipas familjes, ai i ...

19:20

BAFTA Awards 2026: Lista e plotë e fituesve

Britania ka shpallur filmat më të mirë të vitit në edicionin e 79-të të British Academy Film Awards, duke kurorëzuar si fitues absolut trilerin One Battle After...

14:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI