Flash

Enigma/ Refuzon të mbrohet personalisht, mesazhi sekret i Ballukut

Lapsi.al 25 February 2026
Enigma/ Refuzon të mbrohet personalisht, mesazhi sekret i Ballukut

Po të shikosh linjën e mbrojtjes së Belinda Ballukut vë re një fakt, që nuk ka asnjë precedent më parë: Ajo refuzon të mbrohet personalisht kundër akuzave.

Të enjten, kur grupi parlamentar i PS-së do të shqyrtojë fatin e imunitetit të saj, ajo nuk do të flasë. Në axhendën e mbledhjes së shpërndarë nga PS, kanë nga 2 minuta kohë për të folur shumë ministrja, por jo zv/kryeministrja.

Andi Bushati: Sa po paguan Rama për të mbrojtur Ballukun

Të njëjtën strategji heshtjeje ajo zgjodhi edhe në dy herët që u mblodh komisioni parlamentar për mandatet dhe imunitetet, ku përballë prokurorëve të SPAK, ajo dërgoi motrën e saj avokate, por vetë nuk u paraqit. Ndryshe nga Veliaj ajo nuk shkoi as në seancën e shqyrtimit të pezullimit në Gjykatën Kushtetuese.

Kërcënime me “të fortë”, prova të reja për arrestimin e Belinda Ballukut

E vetmja herë që ka marrë fjalën, që pasi u shpall e pandehur, ka qenë një paraqitje pa thelb në tribunën e kuvendit, kur refuzoi të merret me akuzat, me përgjimet e bëra publike, me mënyrën se si paracaktonte tenderat etj, por duke thënë në mënyrë qesharake se "në këtë vend nuk ta falin suksesin". Kjo kokfortësi për të mos dhënë një version të sajin për ngjarjen e kërkon një shpejegim.

Reuters për Belinda Ballukun: Dosja e korrupsionit në zemër të qeverisë shqiptare!

Pa dyshim ajo nuk lidhet me ndonjë skrupull moral, apo me një shenjë pendese që nuk janë karakteristike për rilindasit, e aq më pak për zonjën në fjalë. Me mungesën Balluku me siguri do të përcjellë një mesazh: "ato për të cilat akuzohen nuk i kam bërë për vete, por për të zbatuar urdhërat, prandaj i takon urdhëruesit të më mbrojë".

Shkullaku: Veliaj si majmuni Punch, Belinda si hirushja e PS

Dhe në realitet kështu po ndodh, deri tani Edi Rama ka folur dhjetë fish më shumë për të mbrojtrur zëvendësen ndërkohë që ajo ka heshtur. Madje ai ka shkuar më tej: ka deklaruar publikisht se ajo ka dashur të japë tre herë dorëheqjen, por ai vetë s'e ka lejuar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI