Flash

Ambasada amerikane lëshon alarm sigurie për disa lokale në Tiranë

Lapsi.al 25 February 2026
Ambasada amerikane lëshon alarm sigurie për disa lokale në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim të pazakontë sigurie, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë për të shmangur disa ambiente në kryeqytet, për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve që lidhen me sigurinë.

Në mesazhin zyrtar, të shpërndarë përmes kanaleve të komunikimit të ambasadës, theksohet se bëhet fjalë për një “masë paraprake sigurie”, ndërsa përmenden konkretisht katër subjekte: Juvenilja, Kështjella Juvenilja, Pastiçeri Venezia dhe Klubi i Magjisë. Sipas njoftimit, këto ambiente janë shpallur të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane.

Alarmi mban datën e premte, 20 shkurt 2026, dhe i referohet Tiranës si vendndodhje. Në tekst thuhet se masa merret “për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë”.

Njoftime të tilla zakonisht publikohen nga përfaqësitë diplomatike amerikane kur vlerësohet se ekziston një rrezik i shtuar për shtetasit e tyre, qoftë për shkak të zhvillimeve kriminale, tensioneve specifike apo informacioneve të inteligjencës që sugjerojnë kërcënime të mundshme.

Deri në momentin e publikimit të këtij njoftimi, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me situatën apo me arsyet konkrete që kanë çuar në këtë paralajmërim publik. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë sqarime shtesë mbi nivelin real të kërcënimit dhe masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, duke përjashtuar vranësir...

07:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI