Flash

Shtëpia e Bardhë- Iranit: Zgjedhja e parë e Trump është diplomacia

Lapsi.al 24 February 2026
Shtëpia e Bardhë- Iranit: Zgjedhja e parë e Trump është

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për gazetarët në Uashington ka deklaruar se zgjedhja e parë e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, është gjithmonë diplomacia, por ai është i gatshëm të përdorë edhe forcën vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Leavitt theksoi se vetë presidenti do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me kursin e veprimit ndaj Iran. Ajo hodhi poshtë raportimet mediatike të ditëve të fundit, duke i cilësuar si të pavërteta.

“Kam parë shumë raportime mbresëlënëse gjatë 24 orëve të fundit që janë krejtësisht të rreme. Kushdo që spekulon në media, i fshehur pas një burimi anonim dhe pretendon se di çfarë mendon presidenti Trump apo çfarë vendimi do të marrë për veprime kundër Iranit, nuk ka asnjë ide se për çfarë flet”, u shpreh ajo.

Deklarata e Karoline Leavitt vjen në një kohë kur SHBA-të po vazhdojnë të grumbullojnë forca të konsiderueshme ushtarake në rajon, ndërsa të dyja palët përgatiten për një raund të ri bisedimesh në Geneva mbi programin bërthamor të Teheranit. Rezultati i këtyre negociatave pritet të ndikojë në masë të madhe nëse dhe kur presidenti amerikan do të urdhërojë goditje ushtarake ndaj Iranit.

Të këshilluara

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë

Ukrainasit janë parë me lule në duar apo duke ndezur qirinj për t’i përkujtuar të vdekurit në luftën e nisur nga Rusia katër vjet më parë. Ceremoni të ndryshme ...

16:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI