Flash

SHBA urdhëron largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

Lapsi.al 24 February 2026
SHBA urdhëron largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve

Qeveria e SHBA-ve ka urdhëruar largimin e personelit jo-thelbësor nga ambasada amerikane në Bejrut, pas një rishikimi të situatës së sigurisë. Sipas Departamentit të Shtetit, vendimi është masë paraprake dhe ambasada do të vijojë të funksionojë me staf të reduktuar. Rreth 50 anëtarë të personelit janë urdhëruar të largohen, ndërsa dhjetëra të tjerë janë nisur nga Bejruti.

Vendimi vjen në një klimë tensionesh të shtuara mes SHBA-së dhe Iranit lidhur me programin bërthamor. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar pasoja nëse nuk arrihet një marrëveshje, ndërsa Teherani ka kërcënuar me kundërpërgjigje në rast sulmi. Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, ka publikuar mesazhe paralajmëruese ndaj forcave amerikane.

Ndërkohë, SHBA ka forcuar praninë ushtarake në rajon, duke dërguar aeroplanmbajtëse pranë Lindjes së Mesme. Zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak, teksa përpjekjet diplomatike për marrëveshje mbeten të pasigurta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI