Flash

Bordi i Paqes me faqe zyrtare

Lapsi.al 24 February 2026
Bordi i Paqes me faqe zyrtare

Bordi i Paqes, tashmë ka faqen e tij zyrtare. Prezantimi i faqes vjen pas takimit inagurues më 19 shkurt, ku u firmos deklarata e themelimit të këtij Bordi. Mes liderëve që firmosën ishte dhe kryeministri Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë dhe presidentja Vjosa Osmani, si përfaqësuese e Kosovës.

Në faqen zyrtare të Bordit janë listuar shtetet anëtarë të cilat janë: SHBA, Shqipëria, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahrein, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhi, Egjipti, El Salvador, Hungaria, Indonezia, Izraeli, Jordania, Kazakistani, Kosova, Kuvajti, Mongolia, Maroku, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami. Gjithashtu janë të listuara edhe parimet themelore të Bordit të Paqes, i ideuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në pjesën e misionit thuhet se Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Bordi do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe siç mund të miratohen në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira të afta për t'u zbatuar nga të gjitha kombet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

Një sektor më vete në faqen e Bordit është edhe "Plani i Paqes në Gaza". Aty është shpalosur plani gjithëpërfshirës i Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Të këshilluara

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë

Ukrainasit janë parë me lule në duar apo duke ndezur qirinj për t’i përkujtuar të vdekurit në luftën e nisur nga Rusia katër vjet më parë. Ceremoni të ndryshme ...

16:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI