Flash

Pse vrasja e bosit të drogës "El Mencho" po rrezikon Kupën e Botës këte verë

Lapsi.al 23 February 2026
Pse vrasja e bosit të drogës "El Mencho" po rrezikon

Vrasja e narkotrafikantit Nemesio Oseguera Cervantes i njohur si “El Mencho”, shefi i një prej karteleve më të mëdha të drogës në Meksikë, CJNG, mund të hedhë në erë planet për Kupën e Botës së këtij viti.

Në Guadalahara, ku vepronte kryesisht ky kartel, por edhe në zona të tjera të Meksikës, kanë shpërthyer trazirat pasi karteli i ka shpallur luftë të hapur shtetit duke shkaktuar kaos në vende të ndryshme të vendit pas vrasjes së “El Mencho” si pasojë e aksionit ushtarak kundër tij. Ky destabilizim i jashtëzakonshëm në vend, me situatën që ka dalë jashtë kontrollit, si dhe fakti që stadiumet në Meksikë nuk kishin kaluar ende kontrollet e detyrueshme të sigurisë dhe cilësisë nga FIFA, lënë të mendosh se ky vend mund të humbasë të drejtën e organizimit të ndeshjeve.

Si fillim disa aktivitete futbollistike kombëtare janë anuluar për këto javë, duke zhytur në kaos kampionatet vendase, si dhe është në dyshim zhvillimi i miqësores në mars mes Meksikës dhe Islandës që ishte planifikuar të luhej në Kueretaro. FIFA ndërkohë do të mblidhet me komitetin organizator të Botërorit sa i përket Meksikës, për të shqyrtuar çdo opsion të mundshëm, përfshirë edhe heqjen e ndeshjeve nga ky shtet e kalimi i tyre në SHBA ose në Kanada, edhe pse kjo do të sillte telashe të tjera organizative.

Të këshilluara

Rama largohet nga Vlora me helikopter

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar. Shefi i Qeverisë u largua me helikopter nga Vlor...

17:28

Ndryshime në Gardën e Republikës

Ndryshime në Gardën e Republikës. Nga detyra eshte lëvizur drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është ...

17:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI