Flash

Operacioni kundër kartelit në Meksikë/ Trazirat në vend sjellin të paktën 26 viktima

Lapsi.al 23 February 2026
Operacioni kundër kartelit në Meksikë/ Trazirat në vend

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën deri tani në Meksikë për shkak të sulmeve me armë zjarri nga narkotrafikantët, si dhe nga vetë përplasjet mes këtyre të fundit pas vrasjes së Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, themelues dhe lider i Cartel Jalisco Nueva Generacion (CJNG), banda kriminale më e frikshme e vendit. Autoritetet meksikane konfirmuan se 59-vjeçari u plagos rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtrinë dhe ndërroi jetë teksa po transportohej me helikopter drejt Mexico City.

Bastisja shkaktoi përplasje shumë të dhunshme mes grupeve të narkotrafikantëve dhe forcave të policisë. Në disa shtete u raportuan zjarrvënie, bllokime rrugësh dhe arratisje të civilëve në panik.

Mes viktimave civile ishte një grua në muajin e tretë të shtatzënisë dhe 17 agjentë të forcave të rendit: 15 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, një agjent i Prokurorisë dhe një roje burgu. Nga ana e krimit janë regjistruar tetë të vdekur. Forcat e rendit kanë arrestuar gjithashtu 27 persona: 11 për episodet e dhunës dhe 14 për plaçkitje ndaj bizneseve dhe institucioneve bankare.

Të këshilluara

5 të vdekur nga ortekët në Austri

Autoritetet lokale thanë se numri i të vdekurve nga ortekët në Austri u rrit në pesë të premten, me një person që ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. ...

08:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI