Flash

Fotoja virale e arrestimit të Andrew ekspozohet në Louvre

Lapsi.al 23 February 2026
Fotoja virale e arrestimit të Andrew ekspozohet në Louvre

Një fotografi e post-arrestimit të ish princit Andrew shtë varur në Muzeun e famshëm të Louvre-it në Paris nga një grup aktivistësh britanikë.

Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, People Vs Elon, publikoi në TikTok momentin kur anëtarët e saj vendosën një kopje të vogël të imazhit në murin e galerisë prestigjioze. Nën fotografinë, ata kishin shkruar: “He’s Sweating Now” (“Tani po djersitet”), një referencë ironike ndaj deklaratave të mëparshme të Andrew se ai nuk djersitet.

Fotoja e përfolur e tregon ish-princin të ulur në pjesën e pasme të një makine SUV, pasi u lirua nga paraburgimi në Aylsham Police Station në Norfolk, ku kishte qëndruar për rreth 11 orë.

Në përshkrimin e videos, grupi shkroi: “They say ‘hang it in the Louvre’. So we did #princeandrew.”

Andrew u arrestua mëngjesin e 19 shkurtit, në ditëlindjen e tij të 66-të, nën dyshimin për “shkelje në ushtrimin e funksionit publik”. Oficerët e policisë mbërritën rreth orës 08:00 në Wood Farm, në pronën Sandringham të Mbretit Charles, ku Andrew ishte zhvendosur së fundmi.

Pas lirimit, policia konfirmoi se një “burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolk” ishte lënë i lirë nën hetim, pa përmendur emrin e tij.

Fotografia virale u realizua nga fotografi Phil Noble i agjencisë Reuters, i cili tregoi se arriti ta kapte momentin “më shumë nga fati sesa nga gjykimi”, pasi kishte ndjekur disa komisariate policie në përpjekje për të fotografuar largimin e Andrew nga paraburgimi.

 

Të këshilluara

BAFTA Awards 2026: Lista e plotë e fituesve

Britania ka shpallur filmat më të mirë të vitit në edicionin e 79-të të British Academy Film Awards, duke kurorëzuar si fitues absolut trilerin One Battle After...

14:45

Ndahet nga jeta aktori i Grey's Anatomy

Aktori amerikan Eric Dane ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, 10 muaj pasi bëri publike betejën e tij me sëmundjen ALS (skleroza laterale amiotrofike). La...

18:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI