Flash

Channing Tatum rikthehet në tapetin e kuq pas lëndimit

Lapsi.al 22 February 2026
Channing Tatum rikthehet në tapetin e kuq pas lëndimit

Operacioni nuk e ndaloi Channing Tatum të parakalonte në tapetin e kuq. Aktori 45-vjeçar u shfaq së bashku me kolegen e tij Gemma Chan në premierën e filmit Josephine gjatë edicionit të 76-të të Berlin International Film Festival, të premten, më 20 shkurt.

Dalja e tij publike vjen vetëm një ditë pasi aktori ndau me ndjekësit një foto të shenjës nga operacioni i fundit në shpatull. Aktorii 21 Jump Street publikoi në Instagram disa imazhe me rreze X të krahut dhe shpatullës, ku dukeshin qartë dy kocka të dëmtuara.

Aktori i Magic Mike pranoi se fillimisht kishte menduar se ndërhyrja do të linte “dy vrima të vogla”.

“Nuk do të gënjej, është faji im që nuk pyeta. Mendova se do të ishin dy vrima të vogla. Mesa duket jo,” shkroi ai me shaka, duke shtuar se megjithatë i pëlqejnë shenjat dhe se po ndihet çdo ditë e më i fortë. Ai madje bëri humor edhe për vidën metalike në shpatull, duke thënë se tani kalimi në kontrollin e sigurisë në aeroport do të jetë gjithmonë një pikëpyetje.

Tatum nuk zbuloi se si ndodhi lëndimi në shpatull, por aktori është i njohur për faktin që realizon vetë shumë nga skenat e rrezikshme në filmat e tij. Në një intervistë të mëparshme, ai tregoi se ishte lënduar edhe gjatë xhirimeve të Avengers: Doomsday, i cili pritet të dalë në kinema në dhjetor 2026.

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i Grey's Anatomy

Aktori amerikan Eric Dane ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, 10 muaj pasi bëri publike betejën e tij me sëmundjen ALS (skleroza laterale amiotrofike). La...

18:01

Shia LaBeouf thyen heshtjen pas arrestimit

Aktori Shia LaBeouf ka reaguar me humor pas arrestimit të tij gjatë festimeve të Mardi Gras në New Orleans. Herët në mëngjesin e së mërkurës, 39-vjeçari publ...

17:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI