Flash

Alarm në Peqin/ Rrëshqitje masive në Algjinaj

Lapsi.al 22 February 2026
Alarm në Peqin/ Rrëshqitje masive në Algjinaj

Një tjetër alarm për lëvizje të tokës është regjistruar këtë të diel në fshatin Algjinaj të Njësisë Administrative Shezë, në bashkinë e Peqin, ku fenomeni i rrëshqitjes dhe fundosjes së dheut ka krijuar shqetësim te banorët.

Sipas informacioneve paraprake të konfirmuara nga vetë banorët e një prej lagjeve të fshatit, toka ka pësuar çarje të thella në një gjatësi të konsiderueshme, duke deformuar sipërfaqen dhe duke rrezikuar për momentin  shembjen e tri banesave dhe shkatërrimin e  infrastrukturës përreth. Situata është përkeqësuar pasditen e kësaj të diele, kur një pjesë e rrugës rurale është bërë e pakalueshme për automjetet.

Kjo rrugë përdoret çdo ditë nga banorët e Algjinajt për të lëvizur drejt zonave të tjera, ndaj bllokimi i saj ka sjellë vështirësi të menjëhershme në qarkullim. Përveç dëmtimit të aksit rural, çarje dhe fundosje të tokës janë konstatuar edhe pranë disa banesave, duke rritur frikën për rrezik potencial ndaj sigurisë së familjeve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të verifikuar shkallën e rrezikut dhe për të marrë masa stabilizuese, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i situatës dhe izolimi i mëtejshëm i zonës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI