Flash

Bylis thyen Vllazninë mes polemikave: Martini i tërbuar për penalltinë e padhënë

Lapsi.al 21 February 2026
Bylis thyen Vllazninë mes polemikave: Martini i tërbuar për

Bylisi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznisë, duke i shkaktuar shkodranëve humbjen e parë pas një serie ndeshjesh me fitore. Ballshiotët, nën drejtimin e Mirel Josës, fituan 2-1 me golat e Stoilov dhe Sanogo. Bylis riktheu emocionet në garën për mbijetesë dhe tregoi karakter në momentet vendimtare.

Goli i parë erdhi në minutën e 48-të.  Stoilov shënoi një supergol nga jashtë zonës, duke mposhtur portierin Pohls dhe kaloi Bylisin në avantazh. Ndeshja u mbajt e hapur deri në minutat e fundit. Por në minutën e 90’+7’ Sanogo shënoi golin e dytë për vendasit pas një kundërsulmi që vulosi ndeshjen. Vllaznia arriti të ngushtojë rezultatin në 2-1 me golin e Tafilit në minutën e 90’+9’. Por kjo mbeti vetëm për statistikë dhe nuk mjaftoi për të marrë pikë.

Me këtë fitore, Bylisi ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 8-të dhe ringjall shpresat për mbijetesën në Superiore. Ndërsa Vllaznia mbetet në krye të tabelës me 48 pikë, por me humbje të papritur që hapi garën në kampionat.

Episodi i polemikave

Me rezultatin 1-0 ndeshja mund të merrte tjetër rrjedhë. Topi u prek me dorë nga Stoilov, por arbitrja Emanuela Rusta la lojën të vazhdonte. VAR e thirri gjyqtaren të rishikonte pamjet, por për herë të parë në këtë sezon arbitri mbajti vendimin e fushës. Në fakt prekja ishte evidente dhe Rusta i mohoi Vllaznisë penalltinë që mund të evitonte humbjen.

Mirel Josa: “Sot na bënte punë vetëm 3 pikëshi”

Pas fitores së rëndësishme 2-1 ndaj Vllaznisë, trajneri Mirel Josa përgëzoi ekipin për lojën dhe për tri pikët e arta, duke theksuar se rezultati ishte më i rëndësishëm sesa perfeksioni në lojë. Ai pranoi se kishte disa momente ku skuadra nuk interpretoi mirë fazat e lojës dhe veçoi mungesën e lëvizjeve sulmuese në zonën e majtë, ku ekipi nuk shfrytëzoi si duhet mbështetjen e mesfushorëve qendrorë dhe lojtarëve të krahut. Josa shtoi se, megjithatë, tri pikët ishin prioritet dhe vlerësoi performancën e skuadrës ndaj një kundërshtari të fortë si Vllaznia, duke nënvizuar se do të vazhdojnë të punojnë për përmirësime taktike në ndeshjet e ardhshme. [video width="792" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6999b5799714d.mp4"][/video] [video width="790" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6999c14451673.mp4"][/video] [video width="790" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6999c148c7aa2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI