Flash

Trump rrit tarifën doganore në 15% për mallrat e importuara në SHBA

Lapsi.al 21 February 2026
Trump rrit tarifën doganore në 15% për mallrat e importuara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi vendimin e tij për të rritur tarifën që kishte vendosur më parë për importet nga e gjithë bota nga 10% në 15%. Ai njoftoi në Truth Social se kjo do të rritej në maksimumin e lejuar sipas një ligji tregtar, shkruan BBC.

Tarifat doganore prej 15% do të hyjnë në fuqi të martën, më 24 shkurt dhe mund të qëndrojnë në fuqi vetëm për rreth pesë muaj përpara se administrata të kërkojë miratimin e Kongresit.

Duke shprehur edhe një herë zemërimin e tij për vendimin e djeshëm të gjykatës mbi tarifat, presidenti amerikan deklaron në postimin e tij në rrjetin social:

“Bazuar në një shqyrtim të plotë, të detajuar dhe të plotë të vendimit, të shkruar keq dhe jashtëzakonisht jo-amerikan mbi tarifat të lëshuar dje, pas shumë muajsh diskutimi, nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, kërkoj që kjo deklaratë të merret si një deklaratë se unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të rris, me efekt të menjëhershëm, tarifën globale prej 10% për vendet, shumë prej të cilave kanë “shfrytëzuar” Shtetet e Bashkuara për dekada, pa hakmarrje (derisa erdha unë!), në nivelin plotësisht të lejuar dhe të verifikuar ligjërisht prej 15%.

Gjatë muajve të ardhshëm, Administrata Trump do të përcaktojë dhe nxjerrë tarifa të reja dhe ligjërisht të lejueshme që do të vazhdojnë procesin tonë shumë të suksesshëm për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, shkruan Trump.

Të këshilluara

5 të vdekur nga ortekët në Austri

Autoritetet lokale thanë se numri i të vdekurve nga ortekët në Austri u rrit në pesë të premten, me një person që ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. ...

08:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI