Flash

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u qëllua nga Gazmend Buçpapa

Lapsi.al 20 February 2026
Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u qëllua nga Gazmend

Egli Pashollari, 31 vjeç, u vra me thikë ditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në Tiranë. Ai u godit me thikë në kurriz dhe dyshohet se autor i ngjarjes është Gazmend Buçpapa.

Raportohet se Pashollari u sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo zbriti nga makina e tij.

Të riut iu dha ndihma e parë nga dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, të cilët më pas e futën në makinën e tij për ta transportuar drejt spitalit të Traumës.

Por fatkeqësisht ai humbi jetën rrugës për në spital.

Egli Pashollari rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai raportohet se ka shërbyer më herët në strukturat e Policisë së Burgjeve. Dyshohet se 31-vjeçari ka pasur lidhje me grupin e Emiljano Shullazit.

Para 5 vitesh ai tentoi t’i fuste pije alkoolike Shullazit dhe personave të tjerë gjatë kohës që ndodheshin në burg. Gjithashtu, në vitin 2017 ai është përballur me akuza për çështje të lidhura me narkotikët.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI