Flash

Vrasja e Egli Pashollarit në mes të Tiranës, policia zbulon autorin

Lapsi.al 20 February 2026
Vrasja e Egli Pashollarit në mes të Tiranës, policia zbulon

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot, 20 shkurt, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari.

31-vjeçari Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Mësohet se gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz 31-vjeçarin.

31-vjeçarit Pashollari i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë që ishin në vendngjarje, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë, autori i vrasjes është identifikuar si Gazment Buçpapa. Po ashtu janë identifikuar edhe dy personat e tjerë të përfshirë.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.”, njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI