Flash

Trump: Po konsideroj mundësinë për një sulm të kufizuar ndaj Iranit

Lapsi.al 20 February 2026
Trump: Po konsideroj mundësinë për një sulm të kufizuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se po konsideron mundësinë e një sulmi të kufizuar ushtarak ndaj Iranit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ditët e fundit.

Kur u pyet nga gazetarët në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë nëse një goditje e tillë ishte në diskutim, Trump u përgjigj se po.

“Mund të them se e konsideroj atë”,-tha Trump.

Kjo deklaratë vjen pas kërcënimeve të Trump-it se do të përdorë forcën ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje në bisedimet dypalëshe për programin bërthamor të Iranit.

Teherani ka thënë se nuk kërkon luftë, por në rast sulmi do të përgjigjet fuqishëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI