Flash

PAMJET/ PD: I riu u dhunua barbarisht nga policia, nuk e çonin në spital

Lapsi.al 20 February 2026
PAMJET/ PD: I riu u dhunua barbarisht nga policia, nuk e çonin në

Janë publikuar pamjet e një prej protestuesve që sipas Partisë Demokratike është dhunuar rëndë nga policia e shtetit të premten.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, policia ka refuzuar që ta dërgojë në spital protestuesin e dhunuar.

[video width="832" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/WhatsApp-Video-2026-02-20-at-22.58.12.mp4"][/video]

Kjo sipas Bardhit bëhet nga policia që të fshihen provat kundër saj. Ai shtoi se prania e deputetëve të PD-së dhe kërkesa e tyre e vazhdueshme ka bërë që policia të thërrasë autoambulancën dhe të dërgojë të dhunuarin në spital.

I lënduari është vizituar në spital edhe nga kreu i PD-së Sali Berisha. Ai tha se i riu është goditur me këpucë në kokë nga uniformat e policisë. 

Në komisariatet e Tiranës janë të shoqëruar mbi 40 qytetarë që kishin marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës, një pjesë e të cilëve kanë qenë të mitur. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI