Flash

Gaz pa limit/ Policia bllokon qendrën e Tiranës, fillon shoqërimet e protestuesve

Lapsi.al 20 February 2026
Gaz pa limit/ Policia bllokon qendrën e Tiranës, fillon

Protesta e së premtes ishte e pazakontë për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës që është hedhur nga policia e Tiranës. Për shkak të gazit janë prekur protestues, qytetarë të shumtë, por edhe gazetarë që po raportojnë.

Një nga protestuesit është lënduar. Ai është shtrirë në tokë, ndërsa qytetarë dhe deputetë të PD-së kanë tentuar t'i ofrojnë ndihmën e parë.

Incidenti ka ndodhur në hyrje të Kalasë së Tiranës, ku i riu është gjendur në gjendje të rëndë, pas sulmit me gaz lotsjellës, duke pritur ndihmën e ambulancës.

Sipas raportimeve, në shesh nuk ka ambulancë të pranishme, por vetëm autobotë të shumtë dhe një numër i madh policësh të cilët sulmojnë qytetarët, duke bërë që qytetari të transportohej me një mjet privat në spital.

Situata vijon të jetë e tensionuar edhe në zonën e Rrugës së Elbasanit ku vijojnë të hidhen molotovë e gaz lotsjellës. Mësohet se policia ka nisur shoqërimet. 2 persona janë ndaluar sepse sipas policisë kishin molotovë me vete. Më herët janë shoqëruar edhe 2 persona të mitur. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI