Flash

Dinamo në Rrogozhinë, frikë për Final 4: Daja e Tetova, dy strategët përballë

Lapsi.al 20 February 2026
Dinamo në Rrogozhinë, frikë për Final 4: Daja e Tetova, dy
Për javë të tëra u duk se zona e katërshes kishte pronar, me hipotekë madje. Vllaznia, Egnatia, Elbasani e Dinamo po bënin një garë mes tyre, për renditjen në katër vendet e para, të pashqetësuar nga askush tjetër që vinte pas. Teuta nuk fitonte prej një jete, të tjerët ishin dhe janë shumë të zënë me llogaritë e mbijetesës, po i nënvleftësuari ishte Partizani, pavarësisht se Kërnaja ishte i vetmi që vazhdonte të pretendonte një vend në Final 4 për skuadrën e tij. Bindja i ka dhënë të drejtë teknikut të të kuqve, që me përforcimet e janarit ka rritur performancën e kulmuar me javën e fundit, ku hodhi një hap drejt gjysmëfinales së Kupës me fitoren 0-1 në Elbasan dhe pastaj triumfin në derbin e kryeqytetit me Tiranën. Fitorja 2-0 e dytë radhazi në derbin me bardheblutë nuk ishte vetëm dominim për qytetin në derbin më të ndjerë të vendit, por edhe një konfirmim i rritjes së nivelit që e ka sjellë Partizanin vetëm 3 pikë larg vendit të katërt.

Lexo më tej: Dinamo fiton bindshëm ndaj Tiranës dhe afrohet me gjysmëfinalet e Kupës

Dinamo nuk po bind në këto kohë, dhe rikthimi i lojtarëve të dëmtuar si Aliji, Beqja, Neziri e Qefalija kanë bërë teknikun Daja të shpresojë ndryshimin e trendit, edhe pse ndalesa me Flamurtarin ishte sinjal i një mekanizmi që po vuan të funksionojë. Pikërisht format e ndryshme që po kalojnë dy skuadrat në spondet e ndryshme të kryeqytetit dhe distanca e ngushtë që i ndan, e bën garën të ethshme, duke filluar nga transferta e bluve në Rrogozhinë me Egnatian dhe ajo në Vlorë me Flamurtarin për të kuqtë, që mund të rezervojë ndryshime thelbësore në renditje, që në javën e 25 të Abissnet Superiores.

“Abissnet Superiore”, java 25

Egnatia – Dinamo City, 20.02.2026 19:00 Stadiumi “Arena Egnatia” AF Elbasani – FK Vora, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “KF Vora” Bylis – Vllaznia, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj” Tirana – Teuta, 22.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi” Flamurtari – Partizani, 22.02.2026 16:30 Stadiumi “Flamurtari”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI