Flash

Deputeti i PD Luçiano Boçi përfundon në spital/ Policia shoqëron 25 protestues

Lapsi.al 20 February 2026
Deputeti i PD Luçiano Boçi përfundon në spital/ Policia

Edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi është plagosur gjatë protestës nga bombolat e gazit të hedhur nga policia. Ai ka marrë plagë në dorë ndaj është paraqitur në urgjencën e QSUT për të marrë ndihmën e parë.

Boçi u shpreh se një nga bombolat e hedhura nga policia e ka goditur në dorë. "Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta lokale në dorë. Po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja është stabël" - thuhet në një reagim të QSUT.

Në këtë qendër është paraqitur edhe një protestues i intoksikuar nga gazi, por gjendja e tij është stabël. Deri tani lajmërohet se 25 persona janë shoqëruar nga policia nëpër komisariate. /LAPSI.al   

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI