Flash

Associated Press: Zjarr, flakadanë dhe gaz lotsjellës në protestën e Tiranës

Lapsi.al 20 February 2026
Associated Press: Zjarr, flakadanë dhe gaz lotsjellës në

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press ka raportuar për përplasjen mes policisë dhe protestuesve në mbrëmjen e sotme në Tiranë. "Gjatë demonstratës, e cila kërkonte dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, u dëgjuan edhe shpërthime. Së fundmi, qeveria e Ramës është vënë nën presion për shkak të akuzave për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku" shkruan AP.

"Prokurorët kundër korrupsionit e kanë akuzuar Ballukun, e cila mban edhe postin e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik për projekte ndërtimi me qëllim favorizimin e disa kompanive, dhe kanë kërkuar heqjen e imunitetit të saj" thuhet në raportimin e agjencisë amerikane të lajmeve, që shoqërohet nga pamje të protestës, kryesisht shpërthimet e fishekzjarreve dhe të molotovëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI