Flash

Hailey Bieber flet për ndërhyrjen në zemër: Ishte shumë e frikshme

Lapsi.al 19 February 2026
Hailey Bieber flet për ndërhyrjen në zemër: Ishte shumë
Hailey Bieber ka reflektuar mbi mënyrën se si emergjenca e saj shëndetësore  ndryshoi plotësisht qasjen ndaj jetës dhe kujdesit për trupin. Gjatë episodit të 18 shkurtit të podcast-it Therapuss me influencerin Jake Shane, 29-vjeçarja foli hapur për mini-goditjen në tru që pësoi në vitin 2022. “Jam e fiksuar pas mjekësisë.,” u shpreh ajo. Hailey tregoi se fillimisht u shtrua në spital me simptoma të ngjashme me goditjen në tru, të shkaktuara nga një mpiksje gjaku në tru. Më pas u zbulua se kishte pësuar një TIA (Transient Ischemic Attack), e njohur si mini-goditje në tru. Pas analizave, modelja u diagnostikua me një defekt të lindur në zemër, të quajtur PFO (patent foramen ovale), një hapje e vogël që nuk ishte mbyllur siç duhet pas lindjes. “Më bëri shumë më të vetëdijshme për trupin tim dhe pak më nervoze për çdo gjë,” tha ajo, duke shtuar se përvoja e bëri më të kujdesshme me shëndetin.

Në intervista të mëparshme, Hailey ka rrëfyer se përjetoi ankth dhe simptoma të PTSD pas episodit, duke e cilësuar si “gjëja më e frikshme” që kishte kaluar ndonjëherë.

“Frika se mund të ndodhte sërish ishte shumë e fortë,” ka thënë ajo, duke shtuar se me kalimin e kohës është bërë më e lehtë të flasë për atë periudhë.

Modelja zbuloi gjithashtu se obsesioni i saj me kujdesin ndaj lëkurës dhe shëndetin e çoi drejt krijimit të markës së saj të bukurisë, Rhode.

Të këshilluara

Shia LaBeouf thyen heshtjen pas arrestimit

Aktori Shia LaBeouf ka reaguar me humor pas arrestimit të tij gjatë festimeve të Mardi Gras në New Orleans. Herët në mëngjesin e së mërkurës, 39-vjeçari publ...

17:47

Ndahet nga jeta aktori i "The Godfather"

Aktori i njohur dhe fituesi i çmimit Oscar, Robert Duvall, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij, Luciana Duvall, pë...

20:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI