Flash

Salianji në Berat: Në PD ka humbës që bëhen deputetë që nga viti 1996

Lapsi.al 18 February 2026
Salianji në Berat: Në PD ka humbës që bëhen

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar me tone kritike sot nga Berati, lidhur me situatën brenda forcës politike, duke kërkuar reflektim dhe garë të ndershme për ta bërë partinë fituese.

Salianji u shpreh se në PD ka “humbës që bëhen deputetë që nga viti 1996”, ndërsa theksoi se ka pasur edhe raste suksesi, përfshirë zona tradicionalisht të majta si Kruja dhe Fushë-Kruja, ku sipas tij prej 20 vitesh partia nuk ka arritur të fitojë.

Ai kujtoi se në statut është parashikuar qartë se, nëse partia nuk arrin të jetë forcë fituese, kryetari duhet të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugë një gare të re.

Salianji: Ka humbës që bëhen deputetë që nga viti 1996. Ndërkohë, ne kemi pasur edhe raste suksesi, madje edhe në zona tradicionalisht të majta, ku prej 20 vitesh PD nuk fiton, si Kruja dhe Fushë-Kruja. Por a kemi folur ndonjëherë për këto raste? Ne kemi sanksionuar në statut që, nëse partia nuk arrin të jetë forcë fituese, nuk ka justifikime: kryetari dorëhiqet dhe i hap rrugë një gare tjetër, për ta bërë PD-në fituese.

Pse para tre muajsh isha hero, ndërsa sot, që them të vërteta dhe nuk bëhem pjesë e klubit të humbësve, qenkam problematik dhe takimet i organizon krimi? Demokratët duan garë dhe ndershmëri. Kushdo që e ka ndërtuar karrierën mbi punën dhe meritën e vet, kërkon garë të ndershme. Nuk më keqpërdor dot as Rama, as Berisha

Të këshilluara

Veliaj ofron pasuri për tu liruar nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me ankim Apelit të Posaçëm kundër vendimit të Shkallës së Parë të 1 shkurtit që u dha nga gjyqtarja Etleva...

15:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI