Flash

Prokuroria thërret për marrje në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve

Lapsi.al 18 February 2026
Prokuroria thërret për marrje në pyetje drejtuesen e

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona.

Kujtojmë se kreu i PD-së, Sali Berisha ka e denoncuar disa herë publikisht Kokën, për parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj.

DENONCIMET E BERISHËS

Në konferencat me gazetarët, Berisha ka denoncuar abuzimet për parkun teknologjik “Durana”, duke thënë se janë vjedhur qindra e miliona euro, ndërsa vendi ku ishte parashikuar prej vitesh është vetëm një livadh, ndërsa e cilësoi Kokonën si “Lubia numër 3″.

“Skemë si Troplana, e menaxhuar nga famozja Lubia numër 3, Elira Kokona, në emër të patronit të saj, Edi Rama, gjen vetëm djegësin e Tiranës.

Por dallimi është se në rastin e djegësit të Tiranës, territori është pa asnjë ndërtim dhe janë vjedhur 130 milionë, në rastin e Troplanës, përsëri nuk ka asnjë ndërtim, asnjë ndërtesë, asnjë kompani të vendosur në arat dhe livadhet e Xhafzotajt, por janë vjedhur nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro. Dhe janë vjedhur po nga familja Rama.

Dhe njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin dy përgjegjësit absolutë kryesorë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, nuk u hetuan për asgjë dhe nuk u pyetën asnjëherë, duke qenë autorët më kryesorë të tij, në Troplana gjer sot nuk është pyetur njeri dhe se dihet se Elira Kokana, të cilës vetëm për të mos prishur gojën para jush dhe qytetarëve, mund t’i vihet çdo lloj epiteti për aktin e saj ndaj qytetarëve.

Ka qëndruar në krye të një skeme të quajtur park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe, kurse vidhen qindra milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë.

Ky skandal dëshmon dhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit të kreut të organizatës kriminale Edi Rama. Dëshmon se krimet ekonomike të rënda, vjedhjet e tij janë të pakufishme’, tha Sali Berisha.

Berisha ka akuzuar Koorporatën e Investimeve Shqiptare që do ketë kontrollin e këtij investimi shtetëror, duke akuzuar drejtpërdrejtë si pjesë të skemës korruptive drejtoreshën Elira Kokona.

“Tenderi varet nga tarifa e paguar. Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro, e merrje, kurse për kategorinë platinuim duheshin negociata të larta, deri te Armand Frangu, allias Ermal Beqiri. Legalizimi i parajsës së Troplinëve, ata kanë aksionet e tyre, nuk i japin kot livadhet e tyre. 45 ditë pas krijimit të ACTI, më 20 shkurt të 2025, me shpejtësi regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park, dhe i kalon drejtimi Koorporatës së Investimeve Shqiptare, me në krye Elira Kokonën. Çfarë është kjo, kjo është Mirlinda e AKSHI-t. Përcaktohet Xhafzotaj si zonë e lirë. Elira Kokona ishte garantuesja ligjore e statusit të parkut Dorana. Çfarë është kjo Elira Kokona? Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona”, tha Berisha mes të tjerash.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI