Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Gjesti i Osimhen kur kupton se Juve është copë-copë: i kërkon kapësit të topave diçka

Lapsi.al 18 February 2026
Gjesti i Osimhen kur kupton se Juve është copë-copë: i
Juventus u shemb në pjesën e dytë kundër Galatasaray në playoff-et e Champions. Në Stamboll bardhezinjtë, edhe për shkak të përjashtimit të Cabal, u detyruan të luajnë sërish me një lojtar më pak – ashtu si ndaj Interit në kampionat – por këtë herë u rrëzuan nën goditjet e Osimhen dhe shokëve të tij. Sulmuesi nigerian, ish-Napoli, ishte protagonist absolut me një paraqitje plot grintë, zemër dhe vendosmëri që çmendi publikun e tij. Osimhen nuk shënoi pavarësisht pesë golave të Galatasaray, por ishte udhëheqës në çdo aspekt. Përveç topit të vjedhur nga një Kelly naiv, u bë protagonist edhe i një gjesti që u bë viral.

Çfarë ndodhi?

Gjatë tre golave të fundit të Galatasaray në pjesën e dytë, Osimhen në një moment kthehet nga një mbledhës topash. Fillimisht i ngre gishtin e madh, thuajse për ta përgëzuar, pastaj afrohet. Nigeriani e falënderon për shpejtësinë në rikthimin e topit në lojë që i lejoi turqve të mos i jepnin frymëmarrje Juventus në një moment kur bardhezinjtë ishin tashmë të dorëzuar. Në fund, pas vërshëllimës finale, Osimhen qorton shokët për disa pasime të gabuara që nuk i lejuan të hynte edhe ai në listën e golashënuesve.

Osimhen, një lider i vërtetë

Në fakt, Osimhen ishte një udhëheqës i vërtetë dhe në fund të ndeshjes, kur të gjithë përshëndesin dhe festojnë, ai qorton dikë, pothuajse i penduar që nuk arriti të shënonte, por edhe që nuk e rritën më tej avantazhin. Shumë tifozë të Galatasaray theksuan se Osimhen e kishte kuptuar para të gjithëve se Juventusi ishte në konfuzion total, i pambrojtur dhe lehtësisht i depërtueshëm. Kështu, kur rezultati ishte ende 2-2 dhe skuadra vraponte për të festuar, ish-Napoli kishte nisur tashmë të merrte topin nga porta për ta çuar në qendër të fushës. Nga tribuna u vu re gjithashtu se pas golit të pestë të Galatasaray, Osimhen mori topin duke e çuar në qendër. Qëllimi ishte të arrihej diferenca maksimale e golave në prag të ndeshjes së kthimit. Tre gola për momentin duken më se të mjaftueshëm, por në futboll asgjë nuk është e shkruar. Kualifikimi i Gala-s për në 1/8-at kalon ende nga 90 minutat e Torinos, ku Juventusi, në fortesën e tij, do të bëjë gjithçka për të tentuar përmbysjen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI