Flash

U skualifikua për foton me Veliajn, gjyqtari fiton të drejtën për të vazhduar garën

Lapsi.al 17 February 2026
U skualifikua për foton me Veliajn, gjyqtari fiton të drejtën

Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzon Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Figurës dhe lejon të vazhdojë garën për në Gjykatën Antikorrupsion të gjyqtarit Gerd Hoxha.

Anëtarët e KLGJ votuan 7 pro dhe 3 kundër.

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i dha të drejtë gjyqtarit Hoxha, duke u bazuar në urdhërimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar garën si kandidat në GJKKO.

Me këtë vendim Këshilli e kualifikoi, duke zhbërë vendimin e Komisionit të Posaçëm të SPAK (Behar Dibra, Ened Nakuci, Elton Kërluku), që kishte vendosur të mos e lejonte gjyqtarin të vazhdonte garën drejt GJKKO, sepse sipas tyre gjyqtari ishte i papërshtatshëm për të vazhduar garën në GJKKO.

Ata përdorën për këtë vendim një fotografi të shkrepur në festën e Ambasadës Britanike, ku gjyqtari Hoxha, që ishte i ftuar mes shumë personaliteteve, i dha dorën kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Greqia është goditur sot nga një tjetër tërmet. Lëkundjet sizmike patën një forcë prej 3.3 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Amorgos. Sipas inform...

17:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI