Flash

Pedro Pascal dhe Rafa Olarra, momente të ngrohta në kinema

Lapsi.al 17 February 2026
Pedro Pascal dhe Rafa Olarra, momente të ngrohta në kinema

Pedro Pascal dhe Rafael Olarra janë parë së fundmi mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Pasi u fotografuan duke shëtitur në Nju Jork gjatë fundjavës së Shën Valentinit, tani ka dalë një tjetër foto e tyre, ku shihen të ulur duke parë filmin “Wuthering Heights”.

Të dy ndoqën filmin romantik me sfond historik, ku luajnë Jacob Elordi dhe Margot Robbie, ndërsa herë pas here bisedonin në ambientin intim të kinemasë. Dita e tyre në kinema erdhi pasi kishin drekuar së bashku të dielën, pas një turi në zonën Lower East Side.

Ata përballuan të ftohtin e dimrit që ka pushtuar këtë sezon “Big Apple”, duke u veshur me disa shtresa rrobash për t’u mbrojtur nga temperaturat e ulëta.

Rafa më herët ishte i lidhur me aktorin dhe këngëtarin Luke Evans. Të dy konfirmuan ndarjen në vitin 2021, pas pak më shumë se një viti lidhje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI