Flash

PBB-ja rritet, por varfëria kërkon një shekull për t’u zhdukur në vend

Lapsi.al 17 February 2026
PBB-ja rritet, por varfëria kërkon një shekull për t’u

Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kanë zbuluar një hendek të madh kohor midis rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale në vendin tonë.

Të dhënat sugjerojnë se, në skenarin më optimist, Shqipërisë mund t’i duhen rreth tri dekada për të arritur mesataren e PBB-së për frymë të BE-së. Megjithatë, lufta kundër varfërisë duket se i përket një shekulli tjetër, pasi kërkon më shumë se 100 vite. Kjo tregon se rritja e të ardhurave për frymë nuk po përkthehet në një jetë më të mirë për shtresat më të varfra të popullsisë.

Konvergjenca e të ardhurave për frymë me ato të BE-së parashikohet të ndodhë më shpejt, pasi PBB-ja është një mesatare e thjeshtë që fryhet nga performanca e mirë e pak sektorëve specifikë. Për shembull, rritja ekonomike mund të stimulohet nga sektori i ndërtimit apo energjisë, por nëse një pensionist apo një familje në fshat vazhdon të ketë të njëjtat të ardhura, niveli i varfërisë mbetet i palëkundur. Madje, statistika e PBB-së duket sikur rritet me shpejtësi edhe për shkak të efektit negativ të tkurrjes së popullsisë.

Për sa kohë që pasuria në vendin tonë mbetet e përqendruar në majën e një piramide njerëzish, ajo e ka të pamundur të ndikojë në përmirësimin e jetesës së shtresave të tjera, sidomos të atyre më të varfra.

Nga ana tjetër, ky raport dëshmon një ndarje rajonale: ekonomia e qendrës së vendit dhe zonat bregdetare po i afrohen më shpejt nivelit të BE-së, ndërsa zonat rurale dhe qytetet periferike mbeten të bllokuara në një cikël varfërie të vazhdueshme.

Analiza tregon se, ndonëse rritja ekonomike mund të përshpejtohet përmes integrimit tregtar, shpërndarja e mirëqenies dhe reduktimi i varfërisë janë procese strukturore shumë më të ngadalta. Edhe në skenarin më optimist të anëtarësimit të plotë, Shqipërisë do t’i duheshin mbi 100 vite për të eliminuar hendekun e varfërisë me vendet e BE-së.

Pa reforma rrënjësore në sistemin e pensioneve, në pagën minimale dhe pa politika për të mbyllur pabarazinë ekstreme, rritja e PBB-së do të shërbejë vetëm si një fasadë statistikore. Konvergjenca sociale rrezikon të mbetet një mision i pamundur, duke lënë pas breza të tërë në pritje të një mirëqenieje që në letër duket afër, por në realitet mbetet e paarritshme./ Monitor.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI