Flash

Paralajmërimi i IGJEUM, rrezik nga prurjet nëpër lumenj

Lapsi.al 17 February 2026
Paralajmërimi i IGJEUM, rrezik nga prurjet nëpër lumenj

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të martë një parashikim për kushtet e motit me reshje, që ka prekur pjesën më të madhe të vendit.

Sipas të dhënave, vijimi i reshjeve pritet të ketë ndikim edhe në rritjen e prurjeve të lumenjve të mesëm dhe atyre të mëdhenj.

Më konkretisht, pritet rritje e prurjeve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë.

Reshjet:

Sot pasdite (e martë, datë 17) priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Në Veri, Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të përqëndruara në Veri të vendit.

Sot shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë dy ditëve të kaluara, të cilat pritet te rikthehen ditën e Enjte dhe të Premte (19-20 Shkurt 2026), do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë.

Temperaturat:

Nesër (e mërkurë, datë 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 12 °C

në vendet e ulëta: 3 / 10 °C

në vendet malore: -3 / 3 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë kryesisht në bregdet.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Greqia është goditur sot nga një tjetër tërmet. Lëkundjet sizmike patën një forcë prej 3.3 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Amorgos. Sipas inform...

17:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI