Flash

Kurti: Gjykatë Speciale për “Sarajevo safari”, thuhet se ishte përfshirë edhe Vuçiç

Lapsi.al 17 February 2026
Kurti: Gjykatë Speciale për “Sarajevo safari”, thuhet se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve boshnjakë me snajper në vitet e 90-të. Sipas tij, thuhet se rol në atë që njihet si “Sarajevo safari” ka pasur edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku duke paguar mund të qëlloje civilë boshnjakë nga kodrat përreth Sarajevës.

Në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Kurti tha se e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë” për trafikim të organeve në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë dhe se ajo është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së.

“E ashtuquajtura shtëpi e verdhë në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-së, por është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë. Ajo është iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev, më 15 prill 2008, as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, - tha ai.

Duke folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kurti tha se lufta e çlirimtarëve ishte e drejtë dhe një domosdoshmëri për liri dhe mbijetesë.

“Ai nuk mund dhe nuk do të ndryshojë një e vërtetë themelore dhe historike. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës dhe një represioni sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë, deri në gjenocid. Ky proces nuk mund të vërë në dyshim karakterin çlirimtar dhe antikolonialist të luftës sonë dhe as aspiratën legjitime të Kosovës për liri dhe barazi”, - shtoi Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI