Flash

Berisha: PS, parti e krimit dhe fatkeqësia më e madhe kombëtare

Lapsi.al 17 February 2026
Berisha: PS, parti e krimit dhe fatkeqësia më e madhe kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Partia Socialiste me në krye Edi Ramën kanë vendosur në Shqipëri një diktaturë të dytë,atë të autokracisë që shtyp pluralizmin politik.

Në fjalën e tij në turin e ‘Foltores’ në Krujë, Berisha tha se Rama, me regjimin e tij me vjedhje, mashtrim dhe krim, e ka shndërruar këtë parti politike në fatkeqësinë më të madhe kombëtare.

“Po ta shohim në 35 vite, ne na ndodhi ajo që nuk i ka ndodhur asnjërit prej vendeve ish-komuniste. Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë, jo siç ishte e para që ndalonte me ligj e Kushtetutë partitë politike, por autoritare që pranon dhe e shtyp pluralizmin. PD solli në Shqipëri pluralizmin, si motorin më të sigurtë të zhvillimit të një kombi dhe shoqërie. Janë vërsulur kundër lirisë së qyetarëve të Shqipërisë. Sot ka një njeri nga i cili varen të gjitha pushtetet. Sot në 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet, që në të drejtën e Zotit, ka lindur si parti krimi, rrinë dhe vazhdon si parti krimi dhe fatkeqësia më e madhe kombëtare,. Kjo është PS. Partia me në krye Edi Ramën ka vendosur një regjim me tre shtylla kryesore: vjedhjen, mashtrimin dhe krimin. Kombi ynë nuk ka njohur një rrokullisje të tillë si në këto 10 vite”,-tha Berisha.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Greqia është goditur sot nga një tjetër tërmet. Lëkundjet sizmike patën një forcë prej 3.3 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Amorgos. Sipas inform...

17:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI