Flash

Pas mbështetjes për Trump, bizhuteria e Nicki Minaj del në ankand

Lapsi.al 16 February 2026
Pas mbështetjes për Trump, bizhuteria e Nicki Minaj del në ankand

Një dizajner që krijoi një nga aksesorët më të komentuar të Nicki Minaj po e nxjerr atë në ankand si formë proteste ndaj afrimit të reperes me lëvizjen MAGA.

Dizajneri i njohur si ONCH është krijuesi i varëses rozë në formë krahu pule të skuqur, të cilën Minaj e veshi në skenë gjatë iHeartRadio Music Festival në vitin 2011. Aksesori u bë viral në atë kohë, u komentua nga media si Billboard dhe Bon Appétit, madje u përmend edhe në një diss track të Remy Ma.

Tani, varësja origjinale – e nënshkruar nga vetë Minaj – do të dalë në ankand më 24 shkurt në aplikacionin Palmstreet, me një ofertë minimale prej 30 mijë dollarësh. Të ardhurat do t’i kalojnë organizatës American Civil Liberties Union.

Lëvizja vjen pasi Minaj së fundmi ka shfaqur publikisht mbështetje për figura të lidhura me MAGA-n dhe është shfaqur në skenë me presidentin Donald Trump, duke e quajtur veten “fansja e tij numër një”.

ONCH, emigrant tajvanez-amerikan, u shpreh se si artist me ngjyrë, për të është e rëndësishme mënyra se si kujtohet puna e tij. “Ridrejtimi i këtij momenti drejt një kauze bamirësie i jep dizajnit një kuptim të ri, përtej spektaklit aktual,” deklaroi ai.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI