Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Duka fiton zgjedhjet pa rivalë: mandati i shtatë në krye të FSHF-së

Lapsi.al 16 February 2026
Duka fiton zgjedhjet pa rivalë: mandati i shtatë në krye të

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur kandidatin e vetëm Armand Duka, President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar. "Puna dhe përkushtimi japin rezultat vetëm kur shoqërohen me profesionalizëm, me efikasitet në vendimmarrje dhe me një organizim të qartë institucional. Vetëm kur jemi të bashkuar, solidarë dhe të fokusuar në të njëjtin drejtim, energjitë tona pozitive kthehen në zhvillim konkret. Dhe pikërisht këtu qëndron forca jonë: tek uniteti, solidariteti dhe pozitiviteti që na ka shoqëruar në çdo etapë të rrugëtimit tonë", tha Duka.

Lexo më tej: "Të paktën nuk do të udhëtojmë shumë larg": Duka flet për shortin e Nations League

Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI