Flash

Beleri dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese, caktohet relatori

Lapsi.al 16 February 2026
Beleri dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese,

Eurodeputeti Fredi Beleri ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për dënimin me 2 vite burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe atë të Gjykatës së Lartë që ka në fuqi vendimin e GJKKO-së. Relator i seancës do të jetë gjyqtari Asim Vokshi.

Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, 2 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe u dënua më 5 mars 2024 nga GJKKO me 2 vite burg, vendim i konfirmuar dhe në Apelin e Posaçëm. Si bashkëpunëtor i tij u dënua dhe Pandeli Kokaveshi me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

Beleri ankimoi vendimin e GJKKO në Gjykatën e Lartë që la në fuqi dënimin me burg. Pas qëndrimit thuajse 16 muaj në qeli, Fredi Beleri u lirua me kusht me argumentin se ka kryer dy të tretat e dënimit.

Teksa vuante dënimin në Shqipëri, Fredi Beleri mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe në qershor të këtij viti u zgjodh eurodeputet nën siglën e “Demokracia e Re”, të kryeministrit Mitsotakis. Në korrik Beleri u betua në Strasburg me lejen e autoriteteve shqiptare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI